“Ndihem si shqiptar”/Troket në cdo derë, prifti argjentinas ndihmon të varfërit

21 Prill 2020, 18:24

Njësia administrative e Ungrejt në veri të Bashkisë së Lezhës u mbulua nga dëbora në fillim të prillit, por moti i keq nuk e pengoi At Serxhon që të ngjitet në mal dhe të trokasë në dyert e njerëzve në nevojë, të izoluar prej javësh nga kriza e koronavirusit në Shqipëri.Në gjurmët e traditës së misionarëve katolikë, prifti argjentinas shërben prej vitesh në famullinë e Kalivaçit. Por gjatë javëve të izolimit nga COVID-19, At Serxhio po përpiqet të shpërndajë jo vetëm ushqim shpirtëror, por edhe ndihma për banorët e varfër.