Ndiheni i keqardhur që nuk ishe në takim me Bajram Begajn? Berisha: Është normale! Nuk kërkon këshilla nga unë se nuk merr atë që pëlqen

10 Qershor 2022, 13:24

 

Sali Berisha ka folur për takimin e Bajram Begajt me ish presidentët duke thënë se është normale që nuk ka kërkuar takim me të sepse do të merrte këshilla që nuk do t’i pëlqenin.

“Qëndrimi im ishte publik ndaj zgjedhjes së tij. Ju besoj e keni parë. E konsideroj normale, ai nuk kërkon këshilla nga unë se nuk do të merrte atë këshillë që i pëlqente se zgjedhja e tij u shndërrua në firmosjen e regjimit monist në Shqipëri. Vërtetë mori postin e presidentin por monizmi për shqiptarët është mënxyrë”, tha Berisha.