Ndihmat 1.15 miliardë € për Shqipërinë/ Sa para ka mbledhur BE-ja për Serbinë, Bosnjën dhe Maqedoninë?

18 Shkurt 2020, 16:12

Vendet anëtarë, OJQ dhe donatorë të ndryshëm janë mbledhur sot në Bruksel për të ndihmuar Shqipërinë në misionin e saj të vështirë për rimëkëmbjen pas tërmetit të 26 nëntorit. Fatura e rindërtimit arrin në rreth 1 miliardë euro. Për të ndihmuar qeverinë shqiptare të përballojë kostot e tragjedisë, Komisioni Europian po organizon një konferencë donatorësh, me shpresën se shuma që do të mblidhet do të jetë e mjaftushme për përballimin e dëmeve.