'Ndihmat, deri në fshatrat më të thella', Haki Çako: Janë trajtuar 70 mijë familje! Pampuri: Bëni transparencë dhe anuloni PPP

27 Mars 2020, 22:47

Haki Çako, drejtori i Emergjencave Civile, tha në emisionin 'Pa Protokoll' se janë ndihmuar me ushqime, medikamente dhe shërbimet të tjera familjet në nevojë deri në fshatrat më të thellë. Por kjo nuk është e besueshme për ish deputetin e PD, Orjola Pampuri, e cila tha se në televizione shohim plot denoncime ku familjet nuk kanë marrë asnjë ndihmë dhe nuk kanë çfarë të hanë.