'Ndihmat për familjarët e punonjësve të bashkisë së Fierit', ish- deputeti i PD-së akuzon: Abuzime dhe vjedhje në kohë pandemie

25 Prill 2020, 12:31

Kreu i Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi, nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale ka akuzuar dhe kritikuar bashkinë në lidhje me ndihmat që po shpërndahen në kohën e pandemisë së koronavirusit. Baçi thotë se ndihmat pikë së pari nuk jepen nga bashki, por nga donacione të ndryshme të cilat shitet si të tyret. Ndërkohë e dyta është se edhe këto ndihma sipas Baçit, shkojnë për familjarët dhe kushërinjtë a tyre që kanë lidhje me bashkinë.