'Ndihmoni qytetarët' Bardhi: Qeveria të veprojë, të mos merret me propagandë

26 Mars 2020, 20:18

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi shprehet se janë të shumtë qytetarët që kanë nevojë për ndihmë, ndërsa qeveria vijon me propagandën se po i shpërndan ndihma në banesë. Përmes një video ku shfaqen disa qytetarë që ankohen dhe kryeministri Rama me premtimet që ka dhënë në këto ditë, Bardhi thotë  se qeveria duhet të veprojë pa vonesë për të ndihmuar familjet në nevojë pasi e ka detyrim ligjor dhe jo dëshirë.