Ndikim i COVID-19 në ekonomi, Jaka: 20 mln € dëmi ditor! Ndërmarrjet vështirë t'i paguajnë punonjësit

16 Mars 2020, 15:28

TIRANË - Ekonomia e vendit do të goditet ndjeshëm nga efekti i COVID-19, për shkak se shumë biznese janë mbyllur, e ndërmarrje të tjera punojnë me stafe të reduktuar. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka thotë për Report TV, se parashikohet që dëmi ekonomik në këtë situatë të arrijë në 20-25 milionë euro në ditë.