Ndikimi i tërmetit, Banka e Shqipërisë: Mund të lehtësohet politika monetare

13 Shkurt 2020, 15:30 | Përditesimi: 13 Shkurt 2020, 15:30

TIRANË- Luhatjet ekonomike pas tërmetit të 26 nëntorit përveçse ndryshuan parashikimet e bërë për rritjen e saj, do të jenë prezente për disa tremujor të këtij viti. Në këtë përfundim ka dalë banka e Shqipërisë në raportin e parë të Politikës Monetare për këtë vit. Sipas analizës së kryer goditja e tërmetit do të jetë më pak e ndjeshme në vitin 2021, kohë kur banka pret që inflacioni të kthehet në objektiv prej 3%.

r.k./Shqiptarja.com