Ndizen dritat e festave te Pazari i Ri, Veliaj: 'Tirana kryeqyteti i dashurisë dhe i solidaritetit'

19 Nëntor 2019, 13:46

Festat e fundvitit po trokasin në kryeqytet. Siç është bërë traditë tashmë, Pazari i Ri, i shndërruar në një nga hapësirat më të bukura dhe të frekuentuara në Tiranë, ndezi dje mbrëma dritat e festave. Nën ritmet e muzikës së fëmijëve dhe Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, dritat e pemës së Krishtlindjeve te Pazari i Ri shënuan simbolikisht mbërritjen e festave dhe atmosferës së gëzueshme në kryeqytet. Kryebashkiaku Erion Veliaj uroi të gjithë fëmijët për festat dhe shtoi se edhe në këto ditë të gëzueshme Tirana do të jetë solidare dhe mirënjohëse.