Ndizet atmosfera në Shkodër, tifozët ia marrin këngës dhe valleve para ndeshjes së Kombëtares

22 Mars 2019, 18:50

Atmosfera në Shkodër është ndezur shumë orët e fundit në prag të ndeshjes së Kombëtares kundër Turqisë. Edhe pse deri në drekë situata nuk kishte ndryshim nga ditët e tjera, tifozët brenda pak çastesh e kanë nxjerrë totalisht jashtë përditshmërisë pasditen në Shkodër.

Tifozë të ardhura nga të gjithë qytet e Shqipërisë por jo vetëm kanë nisur të këndojnë këngë patriotike në mbështetje të kombëtares. Jo vetëm nga këngët, por atmosfera është bërë elektrizuese edhe për shkak të valleve e flakadanëve.

Kjo është ndeshja e parë e Shqipërisë në eliminatoret e “Euro 2020”, ndërsa 3 ditë më pas do të përballet në transfertë me Andorën.