Ndjekje si nëpër filma! Shoferi me 'ML' i ikën policisë, kapet pas disa kilometrash

24 Shtator 2019, 13:22

Një ndjekje si nëpër filma është shënuar në Elbasan, ku një shofer që drejtonte një automjet tip 'Benz ML',  ka bërë parakalim të gabuar dhe nuk i është bindur urdhrave të policisë.

Edhe pse policia i ka bërë shenjë që të ndalojë, shoferi ka ikur me shpejtësi. Në këtë mënyrë  policia është vënë në ndjekje të tij dhe e ka ndaluar pas disa kilometrash.

Fatmirësisht nga ky incident nuk u shënua asnjë dëm edhe pse rrezikshmëria e ndjekjes ishte shumë e lartë. Pas ndalimit, policia ka bërë heqjen e patentës së këtij shoferi si  dhe veprimet e tjera proceduriale për mos bindjen e tij ndaj urdhrit të policisë.

Ditën e sotme në Elbasan po kryhet një operacion nga policia pas aksidentit të djeshëm që la pas 4 viktima. 

    No videos found.