Ndodh habia në Vlorë, Flamurtari kyç stadiumin për ndeshjen me Laçin

22 Shtator 2019, 18:46

E diela në kampionatin shqiptar ka prodhuar një befasi shumë të madhe. Edhe pse jo i dënuar Flamurtari sfidën me Laçin, e programuar të dielën në orën 16:00, ka vendosur të luajë pa tifozë, pasi pretekst janë bërë stjuartët që duhet të ruajnë sigurinë. Në fakt ka qenë klubi vlonjat që i ka kërkuar policisë së qytetit të ruajë qetësinë në këtë ndeshje, por uniformat blu kanë hedhur poshtë pretendimin me arsyen se smund të qëndrojnë brenda stadiumit, pasi diçka të tillë sipas ligjit të sportit duhet ta bëjën kompanitë private të sigurisë