Ndoka: Do mbështesim protestat e Metës, aksioni i tij i jep pikë opozitës! Presim që pas 15 Marsit të krijohet qeveria tranzitore

4 Mars 2020, 15:14 | Përditesimi i fundit: 2020-03-04 15:52:23

TIRANE- Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka është shprehur pro aksionit të presidentit Ilir Meta për të protestuar kundër qeverisë, duke e cilësuar këtë një pikë të shtuar në favor të opozitës dhe jo cenim të figurës së Lulzim Bashës si lider i opozitës. Ndoka tha se Meta është ndryshe nga presidentët e tjerë dhe po përpiqet të fitojë autoritetin e tij. Ai tha se opozita nuk ka hequr dorë nga kërkesa për një qeveri tranzitore.