Ndoka i prerë në besë nga Basha: E prishi marrëveshjen në minutat e fundit, po ta dija më parë do garoja i vetëm! Pas 25 prillit PDK s’do shkrihet me PD

13 Prill 2021, 22:52

I prerë në “besë” nga kreu i PD Lulzim Basha, kreu i PDK Nard Ndoka i renditur i 8 në listën e PD-AN në Shkodër në një intervistë për emisionin “Repolitix” në Report TV ka deklaruar se nëse kryedemokrati do ia kishte bërë të ditur më përpara strategjinë për ta vendosur të 8 në listën e Shkodrës, ai tha se do të kishte garuar i vetëm në zgjedhje.