Ndoka në Repolitix: Rama i hoqi sepse po fundosej bashkë me të shkarkuarit

28 Dhjetor 2018, 21:45

I ftuar në Repolitix, kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka komentuar shkarkimet në qeveri.

"Rama kujtonte se ishte pashai i vendit, në momentin që studentët i hiqën filtrat ai u përball me të vërtetën. Ai doli lakuriq në aspektin poltik. Kjo ishte hera e parë. Opozita nuk ka arritur që ta bëjë diçka të tillë. Rama i hoqi ata se gropa ishte bërë aq e madhe saqë ai po fundosej bashkë më ta," - tha Ndoka