Kreu i PDK Nard Ndoka paralajmëroi kryedemokratin Lulzim Basha se nëse do bëjë një marrëveshje të dytë të fshehtë me kryeministrin Edi Rama, ky do të jetë fundi i tij politik. Ndoka tha se nëse Rama ndërton një axhendë për 'Zgjedhoren' me opozitën jashtëparlamentare janë të gatshëm të japin kontributin e tyre.
"Nëse Rama ndërton një axhendë sot me opozitën zyrtare jemi të gatshëm për të dhënë kontributin tonë, por jo me një opozitë 'Made In Rama', është e rëndësishme që opozita e bashkuar është plurale. Në momentin që Basha bën një marrëveshje ne Ramën pa dijeninë e aleatëve do të jetë fundi i tij politik. Në 2021 nuk bëhet fjalë që do ketë zgjedhje të parakohshme. Aksioni opozitar do të intensifikojë forcën e vet, programin e vet. Ne na fajësojnë sepse Rama vazhdon qeverisjen. Kjo duhet të merret si një mesazh reflektimi për ne", u shpreh Ndoka.