Ndoka: Reforma në Drejtësi ka gabime, Yuri Kim të rregullojë ndërhyrjet e Sorosit e të ulë palët

25 Maj 2020, 13:34 | Përditesimi i fundit: 2020-05-25 15:09:44

Aleati i Bashës, kreu i PDK Nard Ndoka në një intervistë për Report Tv ka bërë deklarata të forta në lidhje me ndërhyrjet e bëra në Reformën në Drejtësi. Ndoka është dakord që të ketë një këshill politik siç propozoi presidenti Meta, në mënyrë që të ketë një unifikim me palëve politike dhe të ketë përmirësim të disa gabimeve të ndodhur gjatë implementimit të reformës në drejtësi. Ndoka hodhi akuza të forta se kjo reformë është tentuar të kapet nga George Soros dhe t'i jepet në dorë rilindjes përmes ekspertëve që punojnë për të.

Kreu i PDK tha se ambasadorja Kim duhet ta ketë kuptuar këtë gjë dhe se duhet të dalë garant mes palëve politike që të ulen dhe të përmirësojnë këto gabime. Nëse SHBA nuk del garant, tha Ndoka, nuk do të ketë reformë të besueshëm dhe ajo do të jetë gjithmonë e njëanshme.Këtu duhet të jetë roli i SHBA për reformën në drejtësi dhe të kuptojnë gabimet që kanë ardhur rrugës. Drejtësia pa një frymë konsensusi nuk e arrin funksionin e saj dhe nuk ngjall as shpresë dhe humb besimin e  qytetarëve kur ajo bëhet e njëanshme. Nëse një reformë e kemi miratuar më shumicë absolute kjo frymë të vijonte dhe me implementimin e saj. Shumë persona të drejtësisë së re janë të lidhur direkt me rilindjen duke humbur besueshmërinë. SHBA duhet ta kuptojë hendekun e krijuar dhe se ato vetë kanë gabuar, ndoshta ka qenë ndërhyrjet e Soros për ta kontrolluar reformën, por është momenti që ti kthehemi bashkëpunimit institucional dhe roli i SHBA do të jetë deçiziv. Që ka ndërhyrje të ndërkombëtarëve në reformën në drejtësi është evidente, SHBA ka ndërhyrë me ekspertë të vetë nën ndikimin e sorosit dhe ka pasur një tendencë që kjo reforme ti jepej rilindjes. Nëse ambasadorja Kim e ka kuptuar këtë duhet të rregullojë këto gabime dhe të bëhet garante mes palëve politike për tu ulur ne tryezë diskutuar dhe përmirësuar këto gabime. Kjo nuk bëhet pa dalë garant SHBA dhe partnerët ndërkombëtarë. Nuk ka nevojë për ndryshime drastike, duhet të riparojmë ato gabime që janë bërë rrugës dhe ata që janë zgjedhur në mënyrë të njëanshme në drejtimin e institucionet e reja të drejtësisë", tha Ndoka.