Ndotja akustike në Tiranë, qytetarët: Lavazhe dhe gomisteri kudo, jemi të shqetësuar nga zhumat

4 Tetor 2019, 20:24

Qytetarët e Tiranës përballen cdo ditë me zhurma që vijnë nga të gjitha anët.  Boritë e makinave në të gjitha rrugët e kryeqytetit janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë, ku jo vetëm gjatë ditës por dhe në orët e mbrëmjes nuk reshtin. Por shqetësim për qytetarët janë dhe zhurmat që vijnë nga lavazhet dhe gomisteritë, që janë të vendosura pranë banesave.

Po edhe na bezdisin, për moshën që kemi ne edhe na bezdisin, afër banesave kudo janë të ndaluara po këtu tek ne jo.

Dhe makinat që lejnë veglat atje janë ato që sharrojnë dhe zhurmat nuk të lënë rehat të shtrihesh në drekë. Po në orën 8-9 fillojnë këto punë jo zhumra, sharrojnë jo gjëra. Ku ka pallate banimi nuk duhet të ketë kështu.

Periudhën e dimrit sidomos tani që kaluan ambulancat dhe ka trafik shumë, po themi për kohën me shi bëhet super trafik dhe ka shumë zhurmë për këto pjesë të Tiranës.

Po zhurma do ketë dhe lavazhe do ketë, këto makinat kujton se nuk shqetësojnë”- u shprehën disa nga qytetarët.

Report Tv pasi përshkoi disa rrugë të Tiranës, vuri re se një pjesë e lavazheve janë të vendosura pranë shkollave, aty ku fëmijët e moshave të ndryshme zhvillojnë mësimin gjatë ditës.

Këto biznese poshtë pallateve gjenden kudo në Tiranë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pak javë më parë kërkoi që kompetenca për të dhënë lejet mjedisore ti kalojë bashkisë, dhe jo më Ministrisë së Turizmit, pasi inspektoratet mjedisore janë 100% të korruptuara.

    No videos found.