Ndriçim migjenian në periferi të Tiranës, Report Tv në familjen e Mexhit Bucit, aty ku ndizet vetëm një llampë

12 Shtator 2020, 21:41

Ndriçohen me një llapmë që më shumë u afron verbimin. Kështu është nata për familjen Buci në fshatin Picallë të Tiranës. Teknikisht energjia elektrike nuk u mungon por po u dëmton cdo pajisje shtëpiake

Në familjen me katër pjesëtarë të Mexhit Bucit çdo gjë blihet me sakrifice, Por luhatjet e tensionit u shtojnë më tepër problemet..

Po kalon vera nuk kemi pirë një gotë ujë të ftohtë, nuk kemi as lavatriçe, as frigorifer asgjë.  Po të vini në darkë është skandaloze", tha djali i familjes.

Prej 3 vitesh, kjo familje, dhe shumë të tjera në fshatin Picallë në periferi të Tiranës, sorollaten në zyrat e OSHEE-së duke mos marrë një zgjidhje.