Ndryshime në ligjin 'Për policinë e shtetit', Lleshaj: Synohet krijimi i Komitetit kundër krimit të organizuar

20 Maj 2020, 16:25

Ndryshimet në ligjin për “Për policinë e shtetit” i prezantoi sot në Komisionin e Sigurisë Ministri i Brendshëm, Sandër Llleshaj.  Këto ndryshime sipas Lleshajt kanë të bëjnë me krijimin e Komitetit Kombëtar të Politikave për parandalimin dhe luftën kundër krimit të organizuar.

"E para ka të bëjë me krijimin e Komitetit Kombëtar të Politikave për parandalimin dhe luftën kundër krimit të organizuar, komitet i cili është krijuar edhe me Aktin Normativ nr.1, por duke qenë se ky akt ka një afat vlefshmërie të kufizuar vetëm vitin 2020, nëpërmjet këtyre ndryshimeve, ky komitet bëhet i përhershëm dhe funksionon pranë ministrit përgjegjës për çështjet e rendit dhe sigurisë”, tha ministri.