Ndryshime në qeveri?! Socialistët presin Ramën dhe asamblenë

31 Gusht 2020, 13:43

TIRANË- Socialistët e kanë të vështirë të thonë nëse do të ketë ose jo ndryshime në qeveri gjatë zhvillimit te Asamblesë. Por duke i paraprirë një bilanci që do të bëhet nesër në mbledhjen  e Grupit të PS në Elbasan, kryetari Taulant Balla tha sot për mediat se PS ka vlerësim pozitiv për ministritë përkatëse, ndonëse vendimi  për ndryshime është në dorë të kryeministrit Rama.

 “Duhet të them që grupi i partisë socialiste mbështet plotësisht qeverinë në të gjithë fushat që mbulojnë ministritë përkatëse kemi bërë reforma shumë të rëndësishëm, megjithatë ky është një vlerësim që i takon kryeministrit. PS ka një avantazh se gjithmonë krahasohet me veten, modeli ynë i qeverisjes nuk mund të krahasohet me modelet e qeverisjes së mëparshme. Nuk mund të kemi arritur gjithçka që kemi dëshiruar por kemi arritur të ndryshojmë rrënjësisht cdo sektor të rëndësishëm në vend. I qëndroj faktit të vlerësimit pozitiv në tërësinë e sektorëve që mbulojnë ministritë përkatëse”, tha Balla.