Ligji i miratuar dje nga Kuvendi i Shqipërisë për goditjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve KÇK (kap çfarë të kapësh), para se të kalojnë në filtrat e Vetingut, është i ndryshëm nga varianti i propozuar nga deputetët socialistë Alket Hyseni, Abnor Shameti dhe Edmond Leka. Varianti i miratuar nga Kuvendi i jep të drejtën Inspektorit të Lartë të Drejtësisë që të hetojë magjistratët ‘KÇK’ për ligjshmërinë e pasurive dhe lidhjet e mundshme me krimin, në kuadër të hetimit disiplinor për vendime skandaloze apo shkelje të tjera gjatë detyrë. Inspektori i Drejtësisë, në rastin konkret Artur Metani, brenda një jave nga vendimi për fillimin e hetimit ndaj një gjyqtari apo prokurori, ka të drejtë të kërkojë informacion nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, prokuroria, Policia e Shtetit, nga tatimet, doganat, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, Byroja Kombëtare e Hetimit, shërbimet shtetërore informative etj., për verifikimin e pasurisë dhe të figurës të magjistratit.
Ndryshimet e fundit/ Gjyqtarët e prokurorët ‘KÇK’ do hetohen për pasurinë dhe figurën nga Inspektoriati, pezullimi për 6 ditë
No videos found.