Ndryshimet në kodin penal deri me burgim për koronavirusin, qytetarët: Vendim i drejtë, kush thyen rregullat të përgjigjet

12 Prill 2020, 16:07

Ndryshimet në kodin penal që parashikojnë deri në heqje liri për këdo që thyen rregullat dhe urdhrat e vendosura gjatë situatës së pandemisë së Covid 19 janë e vetmja mënyrë për të fituar këtë betejë.

Ka qenë ky opinion i qytetarëve për mikrofonin e ReportTV lidhur me ndryshimet e reja të propozuar nga qeveria e që priten të hyjnë në fuqi në fundin e javës së ardhshme.