Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Dashamir Shehi kundër Metës: S’ka protesta, as bojkot zgjedhjesh

10 Tetor 2020, 07:43

TIRANË- Teksa presidenti Ilir Meta bën thirrje për protesta pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, të cilësuara si të njëanshme, opozita e bashkuar është e qartë në aksionin e saj. Nuk ka protesta dhe as bojkot të zgjedhjeve! Një fakt i tillë është pranuar nga aleati kryesor i PD-së, kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në "Sot Live në Shqipëri" në ekranin e Report Tv. Sipas tij, Bojkoti i zgjedhjeve dhe protestat do i shërbenin vetëm Ramës dhe askujt tjetër, për pasojë kanë marrë vendimin që të mos bëhen pre e "lojës së tij". "Rama ka menduar që ta provokojë opozitën që të largohen nga zgjedhjet ose të dalin në rrugë. Ne nuk e kemi ndërmend të bwjmw asgjë, do futem në zgjedhjet. Ne mund të dalim në rrugë jo një, por me muaj me arrdhë, por jo për këtë çështje. Ne presim nga Meta proceduralisht, presim nga Rama që të reflektojë për ato që tha komisioneri, për të gjetur një marrëveshje, ka kohë. Pasi të mbyllet kjo procedurë, do vendosim. Do hyjmë në zgjedhje dhe do të fitojmë zgjedhjet me kështu do i rregullojmë këto gjëra. Nëse do merremi me këtë situatë mund të biem në lojën e Ramës. Ne nuk merremi me këtë punë", tha Shehi.Të gatshëm për të hyrë në zgjedhje me çdo lloj Kodi, Shehi ka sqaruar edhe se si do të futet opozita në zgjedhjet e 25 prillit. Për diçka është i sigurt se opozita do të jetë bashkë kundër kryeministrit Edi Rama. "Nëse do jetë një listë e përbashkët, do jemi kështu. Nëse do jetë e pamundur, do hymë në zgjedhje veç e veç e do bashkohemi pas zgjedhjeve që ta rrëzojmë Ramën. Ne kemi ikur se e kemi menduar se më ë rëndësishme është që të rivendosim demokracinë, jo pushtet", tha Shehi. Për kryetarin e LZHK-së, kryedemorkati Lulzim Basha e ka bërë detyrën e tij si kryetar i opozitës së Bashkuar, duke e vlerësuar si të drejtë reagimin e tij pas ndryshimit të Kodit Zgjedhor. "Basha duke qenë kryetar i opozitës, të një gjëje më të madhe se Meta, se opozita është gjysma e Shqipërisë. Basha e bëri propozimin e vet që të hapen listat, Rama nuk e respektoi, as marrëveshjen. Nëse kanë pritur që Basha do të bëj miting për këtë cështje , nuk është koha, e kemi pranuar me keqardhje", tha ai në studion e Report Tv. A do duhet të japë dorëheqjen Basha nëse nuk fiton zgjedhjet? Për të, duhet të ketë një reflektim. "Po të isha unë Basha do të reflektoja. Shqiptarët janë të interesuar se çfarë do të bëjë Rama pas 8 vitesh", tha ai.