Kryeministri Edi Rama është shprehur se nëse ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të kthehen në parlament nga presidenti Ilir Meta, siç ky i fundit ka paralajmëruar, Kuvendi do t'i votojë sërish, teksa ka dhe një përgjigje për kryedemokratin Lulzim Basha.
"Ndryshimet në Kodin Zgjedhor Meta bën mirë ta firmosë ose ta kthejë sa më parë që të vazhdojë implementimi dhe ne do ta votojmë siç e kemi votuar. Nuk e kam idenë për asnjë plan me 5 pika (i referohet planit të Bashës", tha Rama.
