Ndryshimet në ligjin e Policisë, juristi Hoxha tregon dy ngërçet: Problem përfshirja e termit ‘procedim policor’ dhe provueshmëria e veprave penale

30 Nëntor 2020, 16:25

Ndryshimet e reja në ligjin e Policisë së Shtetit janë parë me skepticizëm, jo vetëm nga Presidenca që e ka kthyer ligjin në Kuvend, por edhe juristët. Avokati Arbër Hoxha, në një intervistë për Report TV sjell në pah dy problematika. Sipas tij, përfshirja e termit “Procedim policor” dhe provueshmëria e veprave penale në ndryshimet e reja janë dy ngërçe.