Ndryshimi i Gjykatës Speciale që po gjykon Thaçin, Veselin, Krasniqi e Selimi nga ajo e Hagës

9 Nëntor 2020, 15:32

Rastet e dyshuara për krime lufte në Kosovë, që nga viti 1999 e deri tani janë trajtuar në formë të ndryshme nga organet e drejtësisë, kryesisht ato ndërkombëtare.

Fillimisht ishte administrata e Kombeve të Bashkuara – UNMIK si dhe Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, me seli në Hagë të Holandës. Më pas ata u trajtuan nga drejtësia e Bashkimit Evropian, përmes misionit të EULEX-it.

Aktualisht krimet e luftës në Kosovë i kanë marrë përsipër Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, të njohura ndryshe edhe si Gjykata Speciale. Ajo u ngrit  në gusht të 2015, me qëllim hetimin e ish-luftëtarëve të Ushtirsë Çlirimtare të Kosovës.