Ndryshimi i sistemit, Hajdari: Ndërkombëtarët s'bën presion se tre partitë nuk e deshën dhe s'kishte kohë

24 Qershor 2020, 23:34

Rudina Hajdari ka komentuar marrëdhëniet e saj me ambasadoren Yuri Kim duke thënë se janë të shkëlqyera edhe se ajo mbështet kauzën e saj për ndryshim sistemi. E pyetur se pse ndërkombëtarët nuk këmbëngulën te ndryshimi i sistemit në marrëveshjen e arritur, Hajdari tha se tre partitë nuk pranuan dhe se koha në dispozicion nuk ishte e madhe.