Ndryshoi emri i gjykatës, por jo avazi, shtyhet sërish gjyqi për Shullazin

6 Janar 2020, 13:26

Shtyhet për herë të dytë në Gjykatën e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit seanca gjyqësore për grupin "Shullazi".

Avokatët mbrojtës të të akuzuarve i kërkuan Këshillit të Lartë Gjyqësor që të shprehet për praninë e gjyqtarëve të deleguar në këtë çështje, Artur Kalaja dhe Etleva Temo, pasi nuk janë gjyqtarë të strukturës së posaçme, të formuar vetëm pak ditë më parë.

KLGJ, edhe pse kërkesa ka shkuar që në 23 dhjetor 2019, akoma nuk ka kthyer përgjigje. Kështu pavarësisht se ndryshoi emri i gjykatës nga Krimet e Rënda në Gjykatën e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon që të jetë e njëjta situatë.