Ndryshojnë rregullat e karantinës në fundjavë/ Ushqimoret dhe farmacitë hapur të shtunën, të dielën shëtitje pensionistët dhe familjarët

1 Maj 2020, 14:19 | Përditesimi i fundit: 2020-05-01 14:21:14

TIRANË- E ndryshme do të jetë kjo fundjavë e parë e muajit maj. Të moshuarit kanë fituar liri dalje jo vetëm të shtunën por edhe të dielën deri në orën 10. Përgjatë këtyre dy ditëve fëmijët deri në 14 vjec do të kënë në krah jo vetëm nënën por edhe babain për të shëtitur nga ora 11 deri në orën 17.30. Jo vetëm kaq por e shtuna do të vazhdojë të jetë një ditë blerjesh të ushqimeve dhe ilaceve. Rregulli i ri i i njoftuar nga kryeministri lejon të qëndrojnë hapur deri në orën 17.30 dyqanet ushqimore dhe farmacitë.