Ndryshon paketa financiare e parë e qeverisë. Vendimi i Këshillit të Ministrave për ndihmën financiare për biznesin me xhiro deri në 14 milionë lekë dhe për pagën e luftës është ndryshuar, duke akorduar fonde shtesë.
Fondi i përcaktuar për pagën e luftës për rreth 123 mijë qytetarë që do të përfitonin ishte 5.8 miliardë lekë, ndërsa me ndryshimin e bërë fondi shkon në 6.4 miliardë lekë, duke shtuar fondin prej 566 milionë lekë.