Ndryshon Kodi Rrugor/ Kolaudimi i makinave 1 herë në 2 vjet, kush lëviz pa siguracion do t’i dalë emri në sistem, shkelësit e përsëritur do rikthehen në autoshkollë

18 Mars 2021, 19:54

Zbulohet projekti në Kuvend për ndryshimin e Kodit Rrugor, makinat personale do të kryejnë kontrollin teknik 1 herë në dy vjet nga një herë në vit që është aktualisht, kujt i ka skaduar siguracioni i makinave mbi 30 ditë do të figurojë në sistem, emri i kalon policisë dhe gjoba shkon deri në 400 USD. Kush humbet pikët për shkak të shkeljeve do rikthehet në autoshkollë.