Ndryshon ligji i prokurimit publik, skualifikohen nga gara ata që abuzuan me një kontratë të mëparshme

31 Janar 2020, 17:03 | Përditesimi: 31 Janar 2020, 17:03

Konkurrimi dhe marrja e një tenderi do të bëhet më e vështirë për operatorët ekonomikë, që kanë abuzuar me një kontratë të mëparshme. Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka prezantuar të gjitha ndryshimet që do të pësojë ligji për prokurimet publike, draft i cili është hedhur për konsultim publik. Braçe theksoi se ndryshimet e reja synojnë të rrisin transparencën dhe të bëjnë të mundur garën reale.

“Skualifikim nga procedura bëhet kur operatori ekonomik është tërhequr nga nënshkrimi i kontratës në një procedurë të zhvilluar nga vetë autoriteti kontraktor. Skualifikim të operatorit kur nuk ka respektuar një kontratë të mëparshme. Përjashtim nga pjesëmarrja në procedurat e tenderimit për një periudhë 3 muaj deri në 3 vite nëse operatori ekonomik është tërhequr mbi 5 herë nga nënshkrimi i kontratës”, pohon Braçe.

r.k./Shqiptarja.com