Ndryshon ligji, nga sportistët tek politikanët, personat që do marrin pension special deri në 500 $ në muaj

12 Maj 2020, 18:23

Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar një projektligj, i cili u shton kategoritë e personave që përfitojnë pension special nga shtetit, nëse kanë dhënë kontribut dhe kanë spikatur në profesionet e tyre. Nisma e propozuar nga qeveria që në shkurt të këtij viti dhe që pritet të miratohet nga Parlamenti në ditët në vijim, shton sportistët si një kategori e re, për të përfituar pension të posaçëm. Projektligji ndryshon shkronjën ‘b’ të nenit 5 të ligjit për sigurimet shoqërore të vitit 1993, duke parashikuar që njerëzit, të cilët kanë arritur rezultate të dallueshme në fushën e sportit kanë të drejtë të përfitojnë pension shtetëror të posaçëm.