Ndryshon ligji/ Sportistët shqiptarë do të bëhen pjesë e ushtrisë, ata me rekorde do të marrin direkt gradën kolonel, ja kush përjashtohet

2 Korrik 2022, 17:56

Sportistët elitarë shqiptarë do të kenë mundësi të bëhej pjesë e ushtrisë shqiptare, duke krijuar një strukturë të posaçme në Forcat e Armatosura. Kështu parashikon një nismë ligjore, e cila parashikon ndryshimin e ligjit nr. 59/2014 për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Shqipërisë”, me qëllim për të hapur dyert e ushtrisë për sportistët. Nisma ligjore është hartuar nga një grup pune ngritur me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshit, ndërsa do të dërgohet për mendim në Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Drejtësisë.