Ndryshon vendimi qeverisë, dëmshpërblimi për tërmetin caktohet nga bashkitë! Zhdëmtimi, nga 100-500 mijë lekë

12 Prill 2020, 16:12

Qeveria ka ndryshuar vendimin e saj të mëparshëm, të datës 6 janar 2020, lidhur me përcaktimin e rregullave dhe procedurave për përfitimet nga programi i granteve të rindërtimit të objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Në Vendimin e mëparshëm parashikohej që individët dhe familjet, banesat e të cilëve kishin pësuan dëme të rënda mund të merrnin deri në 50% të vlerës së dëmit, por jo më shumë se 500 mijë lekë. Ndërkohë, 250 mijë lekë ishte tavani për dëmtimet mesatare dhe 100 mijë lekë për ato të lehta strukturore.