Në 11 ditë 41 filma/ Festivali i të Drejtave të Njeriut mbyll siparin

25 Shtator 2020, 16:57

Me prezantimin e tre filmave të fundit, “terr i plotë” me regji të Giuseppe Rasit, “Zemërbardhët” nga Ana Jakimska dhe “Lufta brenda meje” nga Sebastian Heinzel Festivali i të Drejtave të Njeriut mbylli siparin. Drejtori ekzekutiv i Festivalit, kineasti Kujtim Çashku edhe kryetari i bordit të festivalit, Robert Wilton zgjodhën që këtë festival ta konsiderojnë  një bukuri kulturore, që ndikon në ndërtimin e shpirtit në vendin tonë.