305 mjete të importuara kanë rezultuar të vjedhura gjatë vitit 2020. Kjo është zbuluar nga INTERPOLI, por ekspertët shqiptarë thonë se jo të gjitha makinat janë të vjedhura nga blerësit shqiptarë, por ata kanë rënë pre e skemave të sofistikuara të vjedhjeve nga shitësit që manipulojnë numrin e shasisë.
