Në 2020 Jamarber Malltezi merr fshehurazi një tjetër leje ndërtimi për 3 kulla ku është pronar me 50%!

22 Shkurt 2021, 19:28

Më 13 nëntor 2019, dhëndri i Sali Berishës duke u fshehur prapë pas partnerit të tij Kontakt, aplikon për të marrë nga Bashkia e Tiranës një tjetër leje, këtë herë për të ndërtuar "Godinë banimi 5, 7, 10 dhe 11 kat me 2 kat parkim nëntokë dhe godinë banimi 7, 9, 10 dhe 11 kat me 2 kat parkim nëntokë si dhe kopsht 2 kat me mur rrethues ". Kulle e re, e quajtur Ursa, Leo dhe Sirius, duhet të ndërtohet në një pjesë të tokës së kompleksit Partizani që nuk u përdor për kompleksin Magnet I.  Leje ndërtimi u lëshua nga bashkia e Tiranës më 27.02.2020 pa pasur nevojë që Lulzim Basha të jetë në pushtet. . Edhe nëse në dokumentet e dorëzuara në bashkia Fatmir Bektashi me firmën Kontakt del si investitori dhe Jamarber Malltezi shfaqet prapë vetëm si një nga pronarët, realiteti që ka zbuluar Report Tv është krejt i ndryshëm.

Këtë herë pjesëmarrja e Jamaber Malltezit si investitor ngrihet në 50% përmes kompanisë Magnet Imo e themeluar në 15 maj 2018 dhe nga të cilat mban 100% të aksioneve. Më 8.10.2020 Jamarber Malltezi dhe Fatmir Betkashi regjistrojnë kompaninë Kontakt & Magnet Imo me qëllimin e ndërtimit të kullës së re pranë kompleksit Magnet INe këtë kontratë midis Jamarber Malltezit dhe Fatmir Bektashit që shoqëron krijimin e kompanisë Kontakt-Magnet Imo për të ndërtuar ato tre kulla, marrëveshjet janë shumë të qarta: secila mbulon 50% të kostove të ndërtimit dhe ndan 50% të fitimeve ose humbjeve. Ndërtimi zë 41,858 metra katrorë dhe investimi fillestar i planifikuar është 2,6 miliardë lekë të reja, i barabartë me mbi 21 milionë euro. Përpara hapjes së kantierit, kompania paguan 209 milion leke te reja, si taksë për bashkinë, i barabarte me 1.6 mlion euro. Jamarber Malltezi, investitor me një pjesëmarrje 50%, duhet të garantojë pjesën e tij të parave e cila në total arrin të paktën 11.3 milion euro. Ku i gjen?

Me intervistën e saj të bere në tetor 2006, Argita Berisha u përpoq të justifikonte pasurinë e grumbulluar deri në atë moment, në tetë vitet ku babait i saj kishte qenë në opozitë. Por në të vërtetë Argita Berisha dhe burri i saj Jamarber duhet të flasin sot, për të shpjeguar pasurinë 50.000 here më të madhe të mbledhur pas 8 vitet që Sali Berisha ka qenë në qeveri.