1.1 miliardë lekë janë në dispozicion të Emergjencave Civile, strukturë e Ministrisë së Brendshme e cila përgjigjet për pasojat nga fenomenet natyrore, përmbytjet, zjarret apo tërmetet. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave për këtë qellim në vitin e kaluar ishin përcaktuar në total 434 milionë lekë, ndërsa këtë vit janë parashikuar fonde rreth 70% më të larta.