Në 3 qershor para Vettingut/ Kush është Shpresa Beçaj nga implikimi në videoskandalin e Metës deri tek pushimi i dosjes së Bashës për lobimin rus

28 Maj 2020, 21:23

Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë sot gjyqtare e Apelit Tiranë do dalë në 3 qershor para Komisionit të Vetingut. Meta e përmendi në vitin 2011 në videon me Priftin: Do flas unë me Shpresën, i çova vajzën në ambasadë. KLD me në krye Nishanin bllokoi për 5 vjet rikthimin e Shpresa Beçajt në drejtësi. Beçaj pjesë e trupi gjykues që mbylli dosjen e Bashës për lobimin rus disa ditë më parë