Në 4 ditë 1552 qytetarë të gjobitur se u kapën në rrugë pa maskë! 16 të tjerë u ndëshkuan se dolën pas orës 22:00

1 Dhjetor 2020, 15:48

Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve janë gjobitur pasi janë kapur në rrugë duke lëvizur pa maskë. Më konkretisht, gjatë 4 ditëve të fundit janë ndëshkuar 1552 qytetarë, të cilët janë gjobitur me 3 mijë lekë.