Në 'Air Albania Stadium' bëhen gati detajet e fundit, me Ceferin vjen edhe Totti. Hapja i besohet Era Istrefit

16 Nëntor 2019, 15:50

Një ditë para ndeshjes inauguruese me Francën në stadium ‘Air Albania’ po punohet me ritma tepër të shpejta dhe me fuqi të shtuar punëtore. Detajet e fundit po bëhen gati, për të mbyllur çdo detyrë të lënë nga UEFA, që pas ndeshjes testuese një javë më parë.

Ndërkohë vijon puna edhe për vendosjen e sinjalistikës, e cila do të ndihmojë tifozët të futen brenda stadiumit.

Hyrja e tifozëve do të nisë në orën 18:30 dhe çdonjëri prej tyre përveç biletës duhet të jetë i pajisur me  kartë identiteti. Kontrrolli i parë do të jetë nga policia, ndërsa më pas mbi 300 security do të bëjnë të mundur futjen e tyre në stadium.

Para sfidës do të mbahet edhe një ceremoni e cila do të jetë afërisht 15 minuta. Në të do të performojnë këngëtarë shqiptarë si Era Istrefi me ‘Live It Up’, Aurela Gaçe me xhamadani vija vija si dhe këngëtarë të tjera si Elvana Gjata, Flori Mumajesi e Juliana Pasha.

Gjitashtu deri më tani kanë konfirmuar pjesmarrjen presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin si dhe legjenda italine e futbollit Francesco Totti.