Në Angli koronavirusi s'është më shaka/ Shqiptari nga Londra: Po përgatitemi të vendosim jetën në pauzë

17 Mars 2020, 15:48

LONDËR- Në Angli u duk sikur po vononte shumë në masat e marra për koronavirusit, por tashmë anglezët po përgatiten të vendosin jetën në pauzë. Në një lidhje telefonikë për Report Tv, Ermir Ibrahimllari tha se deri një ditë më parë metrot, rrugët kanë qenë plot, por tashmë panorama kanë ndryshuar.