‘Në autobus të bie të fikët’, kondicionerët nuk ndizen! Shoqata e Transportit: Shkak rritja e çmimit të naftës! Qytetarët: Të tejmbushur

16 Qershor 2022, 19:49

Qytetarët që përdorin mjetet e transportit publik urban në Tiranë kanë ankesa të shumta për mungesën e ajrit të kondicionuar në shumicën e linjave. Autobusët i kanë kondicionerët, por pavarësisht vapës nuk i ndezin pasi shoqatat e Transportit shprehen se nuk përbasllojnë dot çmimin në rritje të karburantit.