Në Berat bulevardi mbushet plot me nëna dhe fëmijë: Të kënaqur, por kjo të përsëritet

19 Prill 2020, 11:33

Dita e fëmijëve dhe nënave në Berat. Qyteti mëngjesin e sotëm ka qenë i mbushur plot më nëna dhe fëmijë, një ditë pasi pensionistët bënë të njëjtën gjë. Sot kjo kategori e qytetarëve dolën për të marrë ajër të pastër, me fëmijët që nuk i kursyen lojrat në lulishten e qytetit, sigurisht duke ruajtur distancën me njëri-tjetrin. Prindërit shprehen se janë  të kënaqur me vendimin e qeverisë, por shtojnë se kjo gjë është e nevojshme të përsëritet të paktën dy herë në javë.