Në botë regjistrohen më shumë se 1 milion viktima nga infeksioni i Covid

28 Shtator 2020, 14:31

202 ditë pas shpalljes zyrtarisht të gjendjen së pandemisë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, virusi vdekjeprurës Covid-19 u ka marrë jetën më shumë se 1 milion personave në botë, ndërsa numri i të infektuarve është 33,311,425.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të lartë të viktimave me 209,453 të vdekur që nga fillimi i pandemisë, më pas Brazili (141,776) dhe India (95,574).

Megjithatë Covid-19 nuk ka kursyer aspak vendet europiane, të cilat për një kohë qenë epiqendra e pandemisë. Dhe javët e fundit jemi të gjithë dëshmitarë të një valë të dytë në disa prej

Mbretëria e Bashkuara ka shënuar 41 988 viktima, Italia 35 853, Franca 31 727  dhe Spanja 31 232 vdekje deri ditën e sotme.

Për sa i përket mesatares së vdekjeve për 100 mijë banorë, Belgjika, Andorra dhe Spanja renditen si vendet me vdekshmërinë më të lartë në Europë, respektivisht me 88.2, 73.9 dhe 67.3.

Ndërkohë në rajonin e Ballkanit shkallën më të lartë të vdekshmërisë e ka Maqedonia e Veriut me 35 viktima për 100 000 banorë, pas saj renditet Mali i Zi me shkallë vdekshmërie 25. 4, Bosnje  Hercegovina 23.4 dhe Shqipëria me shkallën e vdekshmërisë 13 përe100 000 persona.

Shkallën më të ulët të vdekshmërisë në Rajon e ka Greqia me vetëm 3.5 .

I.C./Shqiptarja.com