Në Cërrik dalin për peshk dhe 'zbulojnë' ilaçin kundër koronavirusit: Mblidh mendjen me raki dhe hudhra

16 Mars 2020, 16:31

Edhe Cërriku është duke u përballur me situatën e krijuar nga koronavirusi. Pjesa dërrmuese e qytetarëve janë ndërgjegjësuar dhe qëndrojnë brenda banesave, por një pjesë sërish frekuenton qendrën e qytetit duke dalë në xhiro, ndërsa ka edhe nga ata që kanë dalë për peshk.