Në Credins Bank s'ka kufizime! Shërbimet i merrni online, investimet shmangën fluksin

10 Prill 2020, 14:51 | Përditesimi i fundit: 2020-04-10 15:46:18

TIRANË - Pandemia globale COVID-19, përveç se po shkakton dëme të mëdha ekonomike por edhe humbje njerëzore, paralelisht po sjell edhe shumë risi teknologjike. Për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë klientëve, Banka Credins ofron shërbim 24 orë në aplikacionin Credins Online. Sipas Drejtoreshës së Departamentit te IT, ne Credins Bank Valbona Dhjaku qytetarët nuk duhet ta kufizojnë përdorimin e bankës vetëm në ato orare kur degët janë të hapura por të përdorin dhe kryejnë një sërë shërbimesh edhe në Credins Online. Dhjaku pohon se infrastruktura për Credins Online ishte gati.

“Qytetarët nuk kanë pse ta kufizojnë përdorimin e bankës vetëm në ato orare kur degët tona janë të hapura por duke pasur bankën në dorën e tyre i ftoj të gjithë që çfarë të munden ta kryejnë në Credins Online. Do të kishte qenë shumë vonë nëse banka nuk do të kishte marrë masa prej kohësh për të investuar në Credins Online, pra koha e tanishme e pandemisë nuk do të kishte qenë e mjaftueshme që banka të mendonte për të zgjeruar dhe transferuar fluksin e klientëve në Credin Online. Infrastruktura dhe investimet në Credins Online ishin gati pra çdo gjë ishte aty dhe ne kishim prej kohësh që tentonim që klientët tanë që krahas degëve  ta gjenin veten edhe në Credins Online”, tha Dhjaku.