Në derbi jo vetëm dhunë, tifozi i Partizanit i propozon për martesë gazetarës sportive

30 Shtator 2019, 18:51

Tirana-Partizani ose derbi i luajtur dje në stadiumin Selman Stërmasi krijoi shumë episode që nuk kishin lidhje me fushën e lojës, por gjithsesi përsa i përket pritshmërive nga ana futbollistike në përgjithësi tifozët mbetën të kënaqur.

Gjithsesi së fundmi është zbuluar edhe një episod interesant me protagonist gazetarën e ‘supersport’ Gea Braha, e cila raportonte nga stadiumi për ndeshjen. Vetë ajo ka zbuluar se gjatë një moment një tifoz i Partizanit i ka propozuar për martesë.